Ajaxi rikthehet te fitorja, mposht me goleadë Den Haag
Ajax rikthehet tek suksesi në Eredevise me “harkëtarët” që fituan me rezultatin e thellë 5-1 në transfertë përballë Den Hag. Një sukses më se i merituar për skuadrën e Erik Ten Hag, të cilët e dominuan kundërshtarin përgjatë të gjithë 90-minutëshit.
Në minutën e 36′, vendasit surprizuan Ajaxin teksa arritën të kalonin në epërsi me anë të El Kajati, por festa nuk zgjati shumë, pasi klubi nga Amsterdami riktheu baraspeshën me Van De Beek. Ndërsa sulmuesi Dusan Tadiç bëri që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin e Ajaxit, me serbin që u tregua i saktë nga pika e bardhe e penalltisë.
Pjesa e dytë u fokusua e gjitha në portën e Ado Den Hag, me “harkëtarët” që realizuan edhe tre herë të tjera. Në të 74-ën Ziech dhe 4 minuta pas tij Dolberg realizon të 4 për të tijtë. Për ta mbyllur në mënyrën më të mirë këtë sfidë, u kujdes edhe njëherë tjetër Ziech në minutën e 83-të.



