E duan klubet e mëdha, Conceicao rinovon me Porton!
Sergio Conceicao është i destinuar të qëndrojë gjatë në stolin e Portos. Trajneri 44-vjeçar ka bërë një punë të mire me klubin portugez që nga ardhja e tij në verën e vitit 2017-të dhe për drejtuesit një gjë e tillë nuk ka mbetur pa u vlerësuar. Klubi bëri të ditur se ka zgjatur deri në vitin 2021 kontratën e Conceicaos duke i shtuar një vit më shumë kontratës së mëparshme. Si për të treguar lidhjen e forte me trajnerin e tij, Presidenti Jorge Pinto tha se u deshën pak minuta që palët të arrinin akordin dhe që Sergio Conceicao të hidhte firmën për rinovimin deri në 2021.



