Premier League

Mahrez ngjit Manchester City-n në krye, United përmbys Southamptonin

Manchester City i merr të paktën përkohësisht kryesimin Liverpoolit në Premier League pas fitores së fundit të arritur me rezultat minimal në fushën e Bournemouthit. Golit e vetëm të sfidës së zhvilluar në “Vitality Stadium” e realizoi Riad Mahrez në minutën e 55-të. Citizens u mjaftuan me vetëm një finalizim, për të menduar më pas për administrimin e rezultatit, duke mos i lënë hapësira skuadrës vendëse. Manchester City tashmë ka 71 pikë, dy më shumë se “The Reds”, që luajnë këtë të diel në fushën e Evertonit.

Vazhdon pathyeshmëria e Manchester United me Ole Gunnar Solksjaer në krye. “Djajtë e Kuq” fituan 3-2 me përmbysje ndaj Southamptonit në “Old Trafford”, kur protagonist kryesor për vendasit u bë Romelu Lukaku. Southmaptoni kaloi i pari në epërsi me Valery, por “Djajtë e Kuq” u kundërpërgjigjën me Pereiran dhe Lukakun në fillin të pjesës së dytë. Barazoi shifrat 2-2 Ward Prowse, por Lukaku e gjeti për herë të dytë rrjetën në minutën e 88-të. Në kohën shtesë Paul Pogba dështoi të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë. “Djajtë e Kuq” me këtë sukses i marrin vendin e katërt Arsenalit.

Në takimet e tjera Brighton fitoi 1-0 me Huddersfieldin, Burnley u mposht në shtëpi 1-3 nga Crystal Palace, ndërsa Wolves fitoi 2-0 me Cardiffin.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency