Gripshi: I lumtur për golin, për të ardhmen vendosin…
Nazmi Gripshi u vlerësua lojtari më i mirë i sfidës në barazimin mes Teutës dhe Skënderbeu.
E kishit menduar se një nga golat më të rëndësishëm do ta shënonit përballë ish-skuadrës?
Çdo futbollist e mendon këtë. I lumtur që shënova, por jo aq për faktin që i shënova skuadrës ku jam rritur.
Nuk është e lehtë përballë kësaj Teute…
Kur mbaroi pjesa e parë, trajneri na tha se nuk po bënim lojë të keqe, por u ndëshkuam vetëm nga një episod.
Pas shumë kohësh u përfshirë në formacionin bazë. Pritshmëritë për të ardhmen?
Nuk pata një periudhë të mirë kur erdha këtu, dhe nuk po luaja. Tani po aktivizohem dhe për të ardhmen e dinë drejtuesit dhe klubi. Të gjithë presin më shumë prej meje, por unë po jap më të mirën time.



