Milanit i mjafton autogoli i Lirolas, Interi zbret i 4-ti
Fitore e vuajtur e Milanit në “San Siro” ndaj Sassuolos, por me shumë vlera sa u përket objektivave të kuqezinjve në Serinë A. Skuadra e drejtuar nga Genaro Gattuso u mjaftua me autogolin e Lirolas në minutën e 35-të për të parakaluar Interin në renditje. Skuadra e De Zerbit nga minuta e 64-t luaji me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Consiglit me karton të kuq. Pavarësisht superioritetit numerik, Milani nuk arriti të shënonte golin e qetësisë, duke qenë në tension deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit.
Tashmë “Djalli” klasifikohet i treti dhe i rrit ndjeshëm kuotat për ta mbyllur kampionatin me katërshes më të mirë, që do t’i jepte mundësin për t’u rikthyer pas një mungese të gjatë në Champions League.
Spektakël në sfidën mes Empolit dhe Parmës, që përfundoi në barazim 3-3. Tri herë kaloi në epërsi ekipi emilian, por po kaq herë barazuan toskanët, në radhët e të cilësive luajti gjatë gjithë kohës Frederik Veseli.



