Napoli-Juve, të kaltrit synojnë të rihapin kampionatin, bardhezinjtë të ruajnë pathyeshmërinë!
Kampionët e Italisë do të udhëtojnë në transfertën e Napolit mbrëmjen e së dielës të vetëdijshëm se një fitore hipotetike do tu jepte avantazhin e nje hapi të madh përpara drejt sigurimit të trofeut të 35-të të Serisë A dhe të tetin rradhazi në vitet e fundit. Aktualisht janë 13 pikët që ndajnë bardhezinjtë e Torinos nga ndjekësit e napoletanë të vendit të dytë. Gjithsesi pavarëisht marshit triumfues të bardhezinjve Napoli i këtij edicioni mbetet një rival potent, të cilin vështirë ta kritikosh nëse kemi parasysh 17 fitoret e arritura në 25 takimet e Serisë A, dhe ku numrojnë vetëm tre humbje për një total prej 56 pikësh të grumbulluara. Me Carlo Ancelottin në stolin e tyre të kaltërit ja kanë dalë të kënë plot 8 pikë avantazhi ndaj vendit të tretë që mbahet nga Milani me një ndeshje më shumë.Që kur Juventusi fitonte 3-1 ndaj tyre në muajin shtator Napoli ka humbur vetëm tre pikë me disfatën që u shënua në minutat e fundit ndaj Interit. Forma e tyre për këtë 2019-të ka qënë optimale edhe pse tre barazimet në 5 takimet e fundit lejuan Juventusin që të thellonte distancat.
Gjithsesi fitorja 4-0 ndaj Parmës fundjavën e shkuar dotë jetë një motivim i mirë për organikën e Ancelottit të cilët pritet të kërkojnë më ngulm arritjen e një fitorje ndaj Juves edhe pse suksesi i tyre pak shqetesim do ti shkakonte skuadrës së Allegrit. Për më tepër Napoli vjen edhe me një mbrojtje solide, asnjë skuadër nuk numëron më pak gola të pësur në shtëpi se sa Napoli deri më tani që kanë pësuar vetëm 7 nga 13 takime nga të cilat 10 i kanë fituar me porta tw paprekura duke mbetur të pamposhtur në këtë proces. Napoletanët nuk i mundin bardhezinjtë në shtëpi që nga shtatori i shkuar por kanë kredencialet për ta bërë diçka të tillë. Nga pozicioni aktual duket e pamundur që Juventusi të rriskojë trofeun e tetë radhazi të Serisë A por një fitore e napoletanëve këtë fundjavë do ti bënte gjërat më emocionuese në garën për titull. Nga ana tjetër firoja e fundit 1-0 ndaj Bolognas rezultoi të ishte suskesi i 22-të në kampionet për klubin torinez këtë sezon. Juventusi mbetet skuadra për tu mundur me bardhezinjtë që shënojnë një progres pozitiv si në sulm ashtu dhe mbrojtje, me nje total prej 53 golash të shënuar dhe 15 të pësuar. Duhet thënë se këtë sezon synimi kryesor për torinezët mbetet trofeu i Championsit duke parë se në kampionat e kanë shtruar rrugën drejt suksesit të rradhës. Juve shënon gjithashtu edhe rezulttin më të mirë të fitoreve në transfertë këtë sezon, ku kanë fituar 11 dhe barazuar 1 nga 12 sfidat e tyre. Fitorja e fundjavës do të përkthehej në shpalljen e parakohshme të kampionëve të Italisë. Gjithsesi ajo ndaj Napolit pritet të jetë një sfidë emocionuese e vendeve të larta të klasfikimit.



