Premier League

Luhet derbi i Merseyside, titulli për Liverpoolin kalon nga Evertoni!

Mbasditja e së dielës do të përcjellë emocionet që vijnë nga dueli Everton-Liverpool në Premier Leaguen angleze e me siguri që gjermani Jurgen Klopp do të presë të gjejë një atmosferë të zhurshme dhe festive në Goodison Park siç e kërkon në fakt tradita e derbit të Merseyside që ndër vite ka qënë derbi më miqësor dhe paqësor në një kampionat të luftuar dhe shpesh të shënuar nga incidentet e shpërthimet e turmave agresive. Mesjava i pa kryesuesit e klasifimit të shënonin një fitore të thëlle 5-0 në mesjavë ndaj Watford çka i siguroi pikën e vetme që i mban superiorë ndaj ndjekësve të Manchester Cityt që gjithsesi tashmë ndodhen në krye falë fitores ndaj Bournemouth por skuadra e Guadiolës ka zhvilluar një ndeshje më shumë. Si Liverpool ashtu edhe Everton kanë respektivisht edhe 10 sfida për tu luajtur dhe The Reds janë të vetëdishëm se i pret një duel i luftuar. Liverpooli i mundte rivalët e Evertonit 1-0 dhjetorin e shkuar falë golit të belgut Divock Origin në sekondat e fundit, rezultat ky që në statistika shton ndasitë mes klubeve me Evertonin që numëron 18 përballje ndaj Liverpoolit pa fitore në të gjitha kompeticionet.

Sfida e së dielës do të shënojë përballjen e 200-të mes këtyre ekipeve duke u kthyer në sfidën e dytë më të luajtur në Europë, pas asaj mes Aston Villas dhe Everton që është zhvilluar plot 202 herë. Një kuriozitet që ka prodhuar ky derbi është fakti se kjo sfidë ka shënuar numrin më të lartë të kartonave të kuq të dhënë në një sfidë në historinë e Premier Leagues. Këtë të dielë  Everton do të tentojë të ruajë vazhdimësine duke shënuar fitoren e dytë rradhazi në kampionat që pas muajit tetor ndërkohë që Liverpooli mbetet skuadra që ka pësuar më pak gola në transfertë këtë sezon të Premier Leagues me vetëm tetë të tillë. Me skuadrën e Jurgen Klopp që kërkon më ngulm trofeun e kampionatit të munguar prej një kohë shumë të gjatë në palmaresin e tyre, sigurisht qe emocionet do të jenë të amplifikuara në derbin e Merseyside.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency