Basketboll

NBA, Lakers në krizë totale, Durant magjik, fiton duelin me Simmons!

Golden State Warriors janë rikthyer te fitorja pas dy humbjeve. Kampionët në fuqi triumfuan ndaj Philadelphia 76ers në transfertë me rezultatin 120-117. Një nisje jo e mirë, pasi vendasit arritën të krijojnë diferencë në dy periodat e para, por në të tretën Warriors përmbysën gjithçka dhe diferenca prej tre pikësh u ruajt deri në fund. Kevin Durant shënoi 34 pikë, ndërkohë që edhe Stephen Curry dhe DeMarcus Cousins dhanë kontributin e tyre respektivisht me 28 dhe 25 pikë. Ben Simmons i 76ers regjistroi “triple-double” me 25 pikë, 11 asiste e 15 rikuperime.

Donovan Mitchell ishte autor i 46 pikëve në fitoren që Utah Jazz mori kundër Milwaukee Bucks me shifrat 115-111. Giannis Antetokounmpo (43 pikë, 8 asiste, 14 rikuperime) dhe Khris Middleton (29 pikë, 6 asiste, 9 rikuperime) nuk e shpëtuan dot ekipin e tyre nga humbja.Vijon të zhgënjejë skuadra e Los Angeles Lakers, që u mund 118-109 në fushën e Phoenix, tjetër ndeshje e dobët e kalifornianëve, që i largohen gjithnjë e më shumë zonës së play off-it, pasi u mposhtën nga skuadra që mban vendin e fundit në Konferencën e Perëndimit. Vendasit e dominuan ndeshjen, ku u dalluan Ayton me 26 pikë e Booker me 25. Për Lakers spikatën James me 27 pikë e 16 asiste si dhe Ingram me 25 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Rikthehet te fitorja skuadra e San Antonio, që mundi 116-102 Oklahomën, në një përballje gjigandësh në Perëndim. Spurs e dominuan ndeshjen, ku u dallua Aldridge, autor i 27 pikëve e 10 rikuperimeve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency