Futboll

Belasica “kafshatë” e lehtë për Shkëndijën, kuqezinjtë +9 nga ndjekësit

Shkëndija e Tetovës e pati si shëtitje sfidën e shtëpisë me Belasicën, në javën e 21-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë tetovarë në fakt shpërthyen në pjesën e dytë, duke shënuar njëri-pas tjetrit tre gola, teksa pjesa e parë kishte përfunduar me rrjeta të paprekura.

Izair Emini i hapi rrugë fitores së thellë të Shkëndijës në minutën e 54-t. Finalizimi i ish-sulmuesit të Kukësit në Kategorinë Superiore i çliroi psikologjikisht kuqezinjtë, që arritën të kalonin në epërsi të dyfishtë në minutën e 83-të me Ibraimin, i cili realizoi golin e parë në ndeshjen e tretë zyrtare pas rikthimit të tij tek Shkëndija.

Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt Maslac i detyrua të devijonte në portën e tij, duke vulosur fitoren e thellë 3-0 të skuadrës së Qatip Osmanit.

Pas këtij suksesi Shkëndija shkon në kuotën e 47 pikëve, 9 më shumë se Vardari i Shkupit, që fitoi 3-1 me Makedonija GP.

Fitore befasuese arriti edhe Shkupi, që iu imponua 0-2 në transfertë Akademija Pandevit, duke i dhënë mundësi Shkëndijës që ta thellojë diferencën me ndjekësin më të afërt.

https://www.facebook.com/fcshkendija/videos/2312074355740152/?t=19

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency