Tagliafico në radarët e klubeve të mëdha të Europës!
Forma e shkëlqyer që Nicolas Tagliafico po tregon me fanellën e Ajaxit, ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha europiane. Për 26-vjeçarin, i cili tashmë është një nga lojtarët kyç të mbrojtjes së harkëtarëve kanë shfaqur interes Arsenali dhe Tottenhami, të cilit për sezonin e ardhshëm kërkojnë përforcime në repartin e mbrojtjes. Gjithsesi dy ekipet angleze nuk do ta kenë të lehtë të arrijnë te kartoni i argjentinasit, pasi në garë për të janë edhe dy ekipet e mëdha të Madridit, Reali dhe Atletico. Për ta lënë të lire futbollistin Ajaxi kërkon 30 milionë euro, shumë e cilia mund të përballohet nga të katërta skuadrat, kështu që një “luftë” e ashpër parashikohet për të në verë.



