Serie A

Çështja Icardi, topi kalon te presidenti Steven Zhang!

Çështja Icardi hyn tanimë në javën e tretë që përkon të jetë më e vështira pas disfatës se ziklatërve ndaj Cagliarit dhe tashmë frenat i merr në dorë Steven Zhang me presidentin e Interit që i ka kërkuar dy aktorëve kryesorë në klubin e tij  Marotta dhe Antonello të zgjidhin sa më shpejt një ngërç të tillë. Në këtë mënyrë orët që vijojnë pritet të sjellin kthesën e ndryshimit me një takim të mundshëm mes sulmuesit argjetninas drejtuesve të klubit milanez dhe stafit mjekësor. Me shumë mundësi Icardi mund të grumbullohet për ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt nw Europa League edhe pse klima e tendosur flet për ish kapitenin që referuar problemit të tij në gju mund të vijojë të kërkojë qëndrimin jashtë. Në këtë mënyrë Zhang tenton të kthehet në promtorin e zgjidhjes së krizës që ka përshirë klubin, me Interin që ka mbetur pa shërbimet e lojtarit më të mirë në organikë e me këtë të fundit që nuk mund të vijojë lojën terhiq e mos këput edhe për dy muaj të tjerë.

Në mbledhjen e lajmëruar pritet të jenë të pranishëm Icardi, Spalletti, Marotta, Antonello dhe  Piero Volpi si përfaqësues i stafit mjekësor, Ku Icardi do ti nënshtrohet një tejtër kontrolli mjekësor në gjurin e djathtë që mbas terapisë së kryer deri më tani përgjigjet duhet të jenë pozitive. Në këtë pikë topi do t’i kthehet Icardit me këtë të fundit që mund të ndryshojë klimën e tendosur duke zgjedhur të përqafojë sërish kauzën zikaltër duke u rrështuar sërish nën urdhrat e Spallettit për sfidën ndaj Eintracht Frankfurt. Rikthimi i tij në fushën e blertë do të ishte i mirëpritur me sulmuesin që nuk stërvitet prej dy javësh por që do të vinte si një sinjal pozitiv për të gjithë organikën. Sa i takon frontit të rinovimit ende nuk ka asnjë zhvillim të ri. Marotta me siguri do të presë  edhe pak kohë para se të ofrojë një rinovim deri në 2023. Sidoqoftë filimisht mbetet për tu zjgdhur çështja fushë e më pas ajo kontraktuale.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency