Kategoria Superiore

Teuta e plotë ndaj Partizanit, projektohet debutimi i Vajushit

Barazimi i fundit me Skënderbeun në “Niko Dovana” e ka larguar edhe më shumë Teutën nga rivaliteti për titullin kampion, megjithatë në kampin durrsak nuk heqin dorë nga arritja e objektivave, ku parësore mbetet pjesëmarrja në Kupat e Europës. Sfida e radhës është e një shkalle të lartë vështirësie, pasi përballe formacionit të Bledi Shkëmbit do të jetë Partizanit kryesues.

Teuta ka nisur përgatitjet për transfertën me të kuqtë me të gjithë grupin në dispozicion të trajnerit korçar. Rikthehet pas pezullimit Sidibe, por lajmi më i rëndësishëm lidhet Armando Vajushin, që tashmë është gati për të debutuar me “Djemtë e Detit”. Nëse do të aktivizohet titullar apo gjatë lojës, vendimi i përket Shkëmbit, gjithsesi është shumë e rëndësishme për ta parë shkodranin në aksion.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency