Solari flet pas dështimit: Nuk e mendoj dorëheqjen, na mungoi kapiteni!
A e prisnit nga Carvajal: “Ai ishte i fundit, e kam pritur nga të gjithë ata, janë tri herë kampionë Europë, sot jemi eliminuar, është një moment shumë i trishtuar dhe nxjerr në pah atë që kanë bërë vitet e kaluara, është shumë e vështirë të fitosh”.
Ramos: “Pa folur keq për ndonjë lojtar, natyrisht na mungoi kapiteni”.
Jashtë luftës për tituj: “Sezoni është i vështirë, ne jemi aty për të luftuar, për të vënë zemrën në momentet e vështira, të gjithë lojtarët mendojnë kështu”.
Vendime të tjera: “Është një pyetje që është e pamundur për trajnerin, trajneri merr vendime para ndeshjes, jam i bindur se ka qenë një vit i ndërlikuar me shumë të rinj që erdhën në një ekip të pjekur”.
E ardhmja: “Ne duhet të kemi qetësinë maksimale mendore brenda kësaj vështirësie: Reali gjithmonë kthehet dhe gjithmonë kthehet më i fortë”.
Carvajal tha se ky sezon “ta shpif”. A jeni dakord?
“Deklaratat e nxehta janë të komplikuara. Ai ka karakter të madh dhe është lënduar. Askujt nuk i pëlqen të humbasë. Sezoni vazhdon. Na ndiqni në La Liga, kemi një distancë të madhe, por ne duhet ta mbyllim atë me profesionalizëm. Real Madridi është mbi të gjithë, mbi lojtarët dhe trajnerët”.
A keni konsideruar dorëheqjen?
“Unë nuk kam ardhur në një moment kaq të vështirë në klub që të heq dorë”.
Çfarë ka dështuar?
“Është e vështirë, shumë gjëra kanë ndodhur. Të hysh në detaje është me të vërtetë e komplikuar. Ndryshimet e detyruara të pjesës së parë, suksesi i Ajax, VAR … shumë gjëra”.



