Serie A

Conti: Lyej flokët kuqezi, nëse Milani shkon në Champions

Pas rreth 540 ditësh jashtë fushave të lojës, për shkak të dy dëmtimeve të njëpasnjëshme që pësoi, Andrea Conti është vënë në dispozicion të Gattusos dhe gradualisht po merr minutazhin e nevojshëm në këmbët e tij.

Mbrojtësi, i cili iu bashkua Milanit në verën e 2017-ës, por pranon se pas dëmtimeve të gjata, e kishte parashikuar një rikthim shumë të vështirë.

“E dija që do të ishte shumë e vështirë që të luaja sërish në nivele të larta, pasi 540 ditë larg fushave janë vërtetë shumë. Megjithatë tani jam mirë fizikisht dhe pres mundësitë e mia, për t’i shfrytëzuar maksimalisht. Nuk po luaj aq sa do të doja, por kush po luan në vendin tim, po tregon një formë mjaft të mirë, ndaj për momentin kjo është më e rëndësishme”, tha Conti.

Mbrojtësi foli më pas për ëndrrën që të luajë në Ligën e Kampionëve me Milanin, ndërsa nuk i kurseu komplimentet as ndaj sulmuesit anësor spanjoll, Suso, me të cilin ndan shpesh krahun e djathtë të skuadrës kuqezi.

“Suso vjen shumë shpesh për të mbrojtur deri në kufijtë e zonës tonë dhe kjo natyrisht që e penalizon disi në fazën sulmuese, por na ka ndihmuar që të jemi një nga mbrojtjet më të mira. Kur isha te Atalanta, u bëra biond pasi skuadra u kualifikua në Europa League, por nëse do të shkojmë në Champions me Milanin, do të bëj flokët kuqezi”, deklaroi futbollisti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency