Futboll

Wenger refuzon PSG-në për një post në FIFA

Arsene Wenger refuzon Paris Saint Germain. Në fakt, nuk bëhët fjalë për një propozim të mundshëm për të marrë postin e Thomas Thuchel (duhet pranuar, gjermani ka humbur shumë pikë me eliminimin e skuadrës më të mirë në Francë nga Championsi), por pozicionin e drejtorit sportiv.

Sipas “Le Parisien”, ish-trajneri i Arsenal ka refuzuar ofertën edhe pse ajo ka qenë mjaft e mirë. Arsyeja ka të bëjë me faktin se Wenger nga fundi i këtij sezoni do të punojë për FIFA-n.

Sipas mediave, trajneri 69-vjeçar do të jetë shefi i Sektorit të Zhvillimit Teknik pranë FIFA-s, detyrë të cilën e ka mbajtur më parë Marco van Basten.

Duket se trajneri i njohur francez nuk ka më dëshirë të zbresë në fushë si trajner, por synon të nisë një aventurë të re si drejtues.

Përvoja e madhe që Arsene Wenger ka në detyrën e trajnerit ka bërë që drejtuesit e FIFA-s t’i ofrojnë një vend pune, të cilën francezi e ka pranuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency