Kosova luan me Danimarkën dhe Bullgarinë, ja çmimet e biletave
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar nisjen e procesit të shitjes së biletave për impenjimet e përfaqësueses këtë muaj, që “Dardanët” do t’i luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova më 21 mars fillimisht do të luajë ndeshje miqësore me Danimarkën, ndërsa më 25 mars ndaj Bullgarisë kualifikuesen e parë të “Euro 2020” kundër Bullgarisë.
Shitja e biletave do të bëhet vetëm nëpërmjet platformës online në internet në linkun: www.tiks.app. Procesi i shitjes për të gjithë tifozët e interesuar brenda dhe jashtë kufijve administrativë ka nisur këtë të premte në orën 15:00.
Biletat variojnë nga më të lirat, që kushtojnë vetëm 5 euro për të vijuar me sektorët me 10, 15 e 20 euro, e deri te tribuna VIP ku prenotimi i një vendi kushton 80 euro.
Sektorët dhe çmimet:
Tribunat VIP
VIP1 80 euro
VIP2 80 euro
Anësoret
VERI 5 euro
JUG 5 euro
Lindje
L1 EUR 10.00
L2 EUR 15.00
L3 EUR 15.00
L4 EUR 10.00
Perëndim
P1 pjesa e poshtme 15 euro
PJ pjesa e siperme 20 euro
P2 15 euro
P3 15 euro
P4 15 euro
P5 pjesa e poshtme 15 euro
P5 pjesa e sipërme 20 euro



