Champions League

Çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, risi në short

Më 15 mars, në Nyon të Zvicrës, do të hidhet shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Champions League.

Këtë vit UEFA vendosi të ndryshojë procedurën e këtij shorti, duke u kthyer disi në kohë. Këtë vit do të aplikohet një formulë si ajo e Europianëve apo Botërorëve.

Siç ndodh zakonisht, në çerekfinale shorti është i lirë, kështu që nuk përjashtohen përballjet mes ekipeve të të njëjtit shtet. Risia është se skuadrat që do të mund të kalojnë në gjysmëfinale do ta mësojnë që në shortin e çerekfinaleve skuadrën me të cilën mund të përballen.

Herën e fundit që është zbatuar një sistem i tillë në shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve ka qenë në sezonin 2010/11 kur triumfoi Barcelona që në finalen e Wembley mundi Manchester United.

Në 15 mars do të hidhet një short për finalen që do të luhet ne 1 qershor në “Wanda Metropolitano” për të përcaktuar skuadrën që do të jetë pritëse. Tashmë janë mësuar emrat e 4 skuadrave të para çerekfinaliste, Ajax, Manchester United, Porto e Tottenham.

Katër çerekfinalistet e tjera do të dalin nga ndeshjet e javës së ardhshme; Juventus-Atletico, Manchester City-Schalke, Barcelona-Lyon dhe Bayern-Liverpool. Ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve do të luhen në 9-10 prill e 16-17 prill, ndërsa ato gjysmëfinale në 30 prill-1 maj e 7-8 maj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency