Merkato

De Ligt në “ankand”, tre emra të mëdhenj në garë për holandezin

Të gjithë në ndjekje të De Ligt. Kapiteni i Ajaxit është kthyer në qendër të vëmendjes nga ana e shumë klubeve europiane, që duket se në verë do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e mbrojtësit. Juventus, Barcelona dhe Bayerni i Mynihut duket se janë 3 kandidatët kryesore që kërkojnë të transferojnë De Ligt.

Bardhezinjtë ndoshta mund të ndihen pak më të avantazhuar, pasi holandezi është nën menaxhimin e Mino Raiolas, i cili ka një raport të shkëlqyer me drejtuesin e Juventusin, akoma edhe më të afërt me Pavel Nedved i cili gjatë kohës kur luante ka qenë nën menaxhimin e Raiolës. Për të arritur tek De Ligt “Zonja e Vjetër” duhet të ofrojë të paktën 60 milionë euro.

Barcelona, ndërkohë, pasi ka siguruar një talent të Ajaxit, si Frenkie de Jong, për shumën e 75 milionë eurove, plus 11 në formë bonusesh, kërkon t’i shkëputë klubit nga Amsterdami një tjetër element tepër cilësor.

Katalanët ende nuk kanë paraqitur një ofertë, ndërsa bavarezët po qëndrojnë disi në qetësi, por nevoja për të rinovuar skuadrën mund të bëjë që gjermanët të bëjnë një ofertë të majme, edhe pse nuk është në stilin e tyre.

Momentalisht përflitet për një shumë që kap vlerën e 50 milionë eurove. Shumë pak për Ajaxin, që pretendon më tepër. Gara treshe për kapitenin e që do të rritet më shumë me ardhjen e merkatos verore.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency