Lajme

Premtimi i Ramës: Fieri me pallat sporti dhe stadium të ri

Investimet në infrastrukturën e sportit duket se do të jenë një ndër prioritet e qeverisë. Kryemistri Edi Rama, në një takim me qytetarët e Fierit, ka premtuar se ky qytet do të ketë një stadium të ri, jo në truallin e aktualit, si dhe një pallat sporti për Apoloninë e lojërave me dorë.

“Do të nisim punën për pallatin e ri të sportit, pasi keni pasur një skuadër kampione në basketboll që stërvitej në Durrës dhe luante në Tiranë, e quajnë Apolonia. Ata as iu kanë parë dhe as ju nuk i keni parë ata. Pallatin e sportit do ta ndërtojmë aty ku ka qenë këndi i vjetër i lojërave. Ndërkohë kemi folur edhe për stadiumin e ri të Fierit. E meriton të ketë një stadium të ri, jo aty ku është i vjetri. Do të jetë diku ku do e vendosim me Bashkinë”.

Pas “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, tashmë është duke përfunduar edhe “Arena Kombëtare”. Gjithashtu brenda këtij viti pritet të përfundojë dhe stadiumi i Kukësit “Zeqi Ymeri’.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency