Sterling i magjishëm, çon Manchester City-n +4 nga Liverpooli
Manchester City “fluturon” i vetëm në krye të Premier League-s falë Raheem Sterling. Sulmuesi 24-vjeçar anglez, ish-lojtar i Liverpoolit, realizoi të tre golat e Citizen në fitoren 3-1 me Watfordin në “Etihad Stadium”, ku miqtë rezistuan për mrekulli në pjesën e parë.
Sapo nisi e dyta, Sterling zhbllokoi sfidën pas një lëvizjeje të shpejtë pas shpinës së kundërshtarit, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Foster.
Vetëm 5 minuta më vonë i njëjti autor, i shërbyer nga Mahrez, e pati të thjeshtë të shtynte topin drejt rrjetës në shtyllën e dytë.
Goditjen përfundimtare Watfordit Sterling ia dha në të 59-ën, pasi vallëzoi në mbrojtjen kundërshtare. Në këtë pikë sfida praktikisht u mbyll, gjithsesi miqtë gjetën forca thjesht për të shkurtuar diferencën në 3-1 me Deulofeun në minutën e 66-të.
Fitore e pritshme e skuadrës së Guardiolës, që krijon një shkëputje prej katër pikësh me Liverpoolit (74/70), me “The Reds” që luajnë këtë të diel ndaj Burnley-t në “Anfield”.
Rezultatet:
Crystal Palace – Brighton 1 – 2
Finished Cardiff – West Ham 2-0
Huddersfield – Bournemouth 0 – 2
Leicester – Fulham 3 – 1
Newcastle – Everton 3 – 2
Southampton – Tottenham 2 – 1
Manchester City – Watford 3 – 1



