Boks

Ferit Keta i pamposhtur, “thyen” me “Knockout” teknik argjentinasin Zarate

12 fitore në 12 takime. Ferit Keta arriti të mposhtte me k.o teknik në raundin e pestë kundërshtarin e tij, argjentinasin Zarate, duke qenë ende i pamposhtur në raundin ndërkombëtar. Në duelin e zhvilluar në Spanjë, boksieri kuqezi arriti një fitore me dominim total ndaj rivalit të tij në ring, që nuk ishte për asnjë moment në gjendje t’i bënte ballë Ketës.

Keta u kuptua që në fillim që do të diktonte ritmin në ring dhe, pasi la pothuajse pa frymë kundërshtarin në raundin e dytë, vazhdoi goditjet e furishme deri në raundin e pestë, kur Zarate u dorëzua me k.o teknik, duke mos mundur dot të vazhdonte duelin. Një tjetër fitore për Ferit Ketën në peshën “cruiser” në ringun ndërkombëtar, që e konfirmon atë si të pamposhtur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency