Futboll

Nurishmi: Duhet rikthimi i policisë dhe amendim i Ligjit për Sportin

Bojkoti i kampionatit ishte temë kryesore e diskutuar në “Zona Gol”, ku i ftuar ishte shefi i sektorit të garave, Lysien Nurishmi.

Kur i shikon ato pamje është për të ardhur keq, sepse është një kthim pas në vite. Kishim kohë që nuk i shikonim. Stopimi i kampionatit erdhi si rrjedhojë e bojkotit të gjyqtarëve. Ishte vendim i drejtë pasi vihej në rrezik jeta e gjyqtarëve. Duke parë pamjet, siguria ishte e ulët dhe ky bojkot do të ishte një shtyse që këto raste mos ndodhin më.”

Nurishmi sqaroi se në tryezën e rrumbullakët të së hënës do të kërkohet në emër të presidentëve të klubet që të kthehet policia.

“Tema kryesore do të jetë rikthimi i policisë. FSHF do t’i kërkojë qeverisë që të amendojë ligjin për kthimin e policisë në stadiume. Nuk mund t’u lihet vetëm kompanive private siguria në stadiume. Do të kërkohet edhe një ndryshim sa u përket personave që futen në fushën e lojës, që të quhet vepër penale.”

A mund ta ndalojë policia një president futbolli?

“Ne, si federatë, e kemi ngritur zërin që në rastin Skënderbeu – Partizani, ku u futën tifozët. Policia është garant më i madh sa i përket sigurisë. Sa i përket dhunës që vjen nga zyrtarët, policia e ka të vështirë t’i ndalojë, zyrtarët e klubeve duhet të jenë më të përgjegjshëm.”

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency