Futboll

Shkupi fiton derbin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Derbin e skuadrave shqiptare në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkupi-Shkëndija e Tetovës, e fitojnë vendasit, të cilët triumfuan në shifrat 1-0. Një sukses minimal nga ana e Shkupit, por mjaftueshëm për të siguruar 3 pikët.

Një ndeshje përgjithësisht e qetë, por rastet nuk munguan. Gjithsesi në minutën e 30′, Muharrem Bajrami arriti të finalizonte. Kuqezinjtë tetovarë tentuan të reagonin, por përpjekjet nuk rezultuan efikase.

Pak a shumë e njëjta panoramë u paraqit edhe gjatë pjesës së dytë, ku këtë herë ekipi i Qatip Osmanit shtoi disi përpjekjet, por që sërish për fatin e tyre të keq, nuk mundën dot t’i konkretizonin aksionet.

Nga an tjetër Shkupi reflektoi formën e mirë që po kalon, pasi ky ishte suksesi i tretë radhazi për të në kampionat, teksa arrin kuotën e 33 pikëve, 6 pikë larg Vardarit që mban vendin e tretë.

Ndërkohë humbja nuk e shqetëson Shkëndijën e Tetovës, pasi vendi e parë është i tyre në kuotën e 47 pikëve, 8 më shumë sesa ndjekësi më i afërt që është Akademija Pandev.

Trajneri Qatip Osmani veçoi si problematik faktin se skuadra e tij po has vështirësi të mëdha përsa i përket golit, ndërsa komplimentoi kundërshtarin për suksesin e arritur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency