La Liga

Barcelona vlerëson mbrojtësin, i rinovon për 5 vite kontratën

Jordi Alba gëzon besimin maksimal të trajnerit Ernesto Valverde dhe drejtuesve të Barcelonës, gjë që është demonstruar edhe me rinovimin e kontratës. Kështu klubi katalan ka njoftuar sot se bashkëpunimi me mbrojtësin është zgjatur për 5 vitet e ardhshme, pra deri në vitin 2024.

Futbollisti luan prej vitit 2012 te Barcelona, duke qenë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e skuadrës katalane, duke luajtur një rol të rëndësishëm edhe në filozofinë e saj të lojës.

Gjatë thuajse 7 viteve me fanellën e Barcelonës, 29-vjeçari ka luajtur në të gjitha kompeticionet 283 takime, duke shënuar 14 gola dhe asistuar për 55 të tjerë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency