Ligue 1

Al Khelaifi, ofertë Marquinhos për zgjatjen e kontratës

Paris Saint Germain është gati të blindojë një nga lojtarët më të rëndësishëm. Pas Mbappesë e Neymarit drejtuesit parizienë duan të lidhin me marrëveshje afatgjatë mbrojtësin Marquinhos.

Një shtyllë e mbrojtjes pariziene, 24-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2022 me skuadrën, por duke parë zërat e merkatos rreth brazilianit, presidenti Al-Khelaifi i ka bërë një ofertë të rëndësishme për zgjatjen me 2 vite të tjera dhe një pagë ndjeshëm të përmirësuar.

Palët janë pranë firmave dhe në ditët e ardhshme, Marquinhos pritet të hedhë edhe firmën që do ta bëjë një nga lojtarët më të paguar te kampionët e Francës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency