Champions League

Simeone grumbullon “spiunët”, para sfidës me Juventusin

Tre futbollistë të Torinos, ishin vizitorët specialë për skuadrën e Atleticos së Madridit, në hotelin ku skuadra spanjolle qëndroi në pritje të ndeshjes ndaj Juves.

Iago Falque, Meite dhe Rincon u filmuan teksa hynin në hotel, ndërsa mediat e cilësuan si një grumbullim të “spiunëve” nga ana e trajnerit të Atleticos.

Nuk ka ende të dhëna në lidhje me arsyen e vizitës së këtyre futbollistëve në hotelin e Atleticos, por nuk përjashtohet që Simeone t’u ketë marrë një mendim për mënyrën se si duhet t’i përballojë bardhezinjtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency