Atletico nis rinovimin, kërkohet sulmuesi i Leverkusenit
Atletico Madrid është duke menduar për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Edhe pse afroi në janar një sulmues si Morata, drejtuesit e ‘Los Colchoneros’ mendojnë të bëjnë një tjetër goditje në repartin e avancuar.
Lojtari, i cili pëlqehet nga spanjollët, është sulmuesi i Bayer Leverkusen, Lucas Alario. 26-vjeçari ka shënuar tetë gola në të gjithë kompeticionet në këtë sezon, ndërkohë që sipas mediave argjentinase, vet sulmuesit i pëlqen që të transferohet në La Liga.
Alario u bashkua me Bayer Leverkusen nga River Plate në vitin 2017 për një shumë prej 24 milionë eurosh, ndërkohë që kontrata e tij me gjermanët përfundon në qershor të vitit 2022.



