Rilindja e Gotzes, Low gati ta rikthejë te Gjermania!
Njeriu që do të mbahet mend përgjithnjë për golin e tij deçiziv që e shpalli Gjermaninë kampione të Botës në finalen e Botërorit 2014 ndaj Argjentinës ishte pjesë e përfaqësueses së tij edhe në Europianin e pasuksesshëm të vitit 2016 në Francë por dëmtimet dhe shqetësime të tjera shëndetësore rezultuan një stop i madh për sulmuesin e Borussia së Dortmundit Mario Gotze. Gjithsesi tanimë duket se ka dritë në fund të tunelit dhe kampioni i Bundesligës mund të rikthehet të veshë fanellën e kombëtares gjermane. Arsyet që mund ta shtyjnë Joachim Loë t’i besojë sërish Gotzes i rendisim më poshtë. Më në fund Gotze ka rigjetur formën e mirë dhe për më tepër vazhdimësinë. 5 herë kampioni i Bundesligës sezonin e shkuar veshi fanellën e verdhezinjve të Dormundit ndërkohë që hera e fundit që ka luajtur me kombëtaren përkon në vitin 2017. Ritmi i tij duket t’i jetë kthyer atij të një kampioni me performancën e dhënë në kampionat, ai numron dy gola dhe tre asiste në 5 ndeshjet e fundit. Aftësia e tij për tu adaptuar lehtësisht këtë e ka vërtetuar edhe në 2012-ën kur për herë të parë Gjermania vendosi të luante pa një sulmues të mirëfilltë me Gotzen që mbajti rolin e një nënte false.
Është e vërtetë që Gotze ka qënë një protagonist në skenën e futbollit gjerman duke na krijuar idenë se është një lojtar i përjetshëm por ai ende nuk ka mbushur 27-vjeç që i feston në nëntorin e këtij viti. Debutimi i tij në Bundesligë erdhi në moshën 17-vjecare dhe eksperienca e përftuar gjatë kësaj dekade dhe mosha e re i japin atij shumë avantazhe. Ndërkohë që debutimin e me përfaqësuesen gjermane e bëri në nëntor të 2010-ës ku ka koleksionuar 17 gola. Me më shumë se 200 ndeshje të luajtura në Bundesligë, me më shumë se 50 gola dhe 50 asiste, prandaj nëse Gjermania e Low kërkon që të sjellë ndryshimin për Euro 2020 Gotze e ka të sigrutë vendin e tij në organikë duke qënë ai sekreti i suksesit që kërkon trajneri Low.



