Monaco e bindur, kërkon blerjen përfundimtare të Gelson Martins
Gelson Martins në vetëm pak javë ka patur një impakt të jashtëzakonshëm te Monaco me 3 gola dhe 1 asist. 23-vjeçari është huazuar deri në verë nga Atletico Madrid dhe drejtuesit e klubit të Principatës dëshirojnë ta blejnë përfundimisht sulmuesin portugez por sipas akordit nuk është parashikuar e drejta e blerjes pas huazimit. Për të bindur “Los Colchoneros” për ta lënë të lirë Martins janë gati të ofrojnë 40 milionë euro plus bonuset në varësi të performancës, shifër kjo që po tundon drejtuesit spanjoll duke parë se me Simeonen portugezi nuk ka hapësira në fushë.



