Iwobi e tepron ndaj mbrojtësit të Rennes!(Video)
Arsenali bëri atë që duhet të bënte përmbysi humbjen 3-1 të ndeshjes së parë ndaj francezëve të Rennes duke fituar 3-0 në Emirates Stadium dhe duke avancuar në fazën çerekfinale të Europa League, megjithatë më shumë sesa përmbysja e “topçinjëve” apo maska e përdorur nga Aubameyang në rastin e golit të 3-të, xhiron e internetit e ka bërë gjesti i pahijshëm i sulmuesit nigerian të Arsenalit.
Në përfundim të kohës shtesë ka qenë Alex Iwobi që ka vjedhur vëmendjen e të gjithë rrjetit me veprimin ndaj mbrojtësit Hamari Traore.Lojtarët patën një përplasje mes tyre dhe teksa afrohen të acaruar me njëri-tjetrin sulmuesi i Arsenal largohet menjëherë duke bllokuar hundët. Një injorim i rëndë për kundërshtarin, që Iwobi si duket u bllokua nga era e keqe e gojës së Traore.
I refuse to believe Iwobi did this 😂😂😂😂 pic.twitter.com/8S3FLno4uS
— Jalil ygm (@JalilHz1) March 14, 2019



