Serie A

Spektakël dhe gola, Mihajloviç rikthehet si triumfator në Torino

Bologna arriti të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën ndaj Torinos, ku triumfoi me rezultatin 2-3, në një ndeshje vërtetë spektakolare. Sfida nisi me gol për vendasit, që kaluan në avantazh, pasi Pulgar devijoi në portën e tij një top që në minutat e para.

Megjithatë baraspesha u rikthye shpejt, pasi Andrea Poli shënoi në portën e Sirigut, në minutën e 29’ të takimit. Pesë minuta më vonë, VAR ndërhyri për të sinjalizuar një penallti në favor të Bolognës, të cilën e shndërroi në gol Pulgar, duke u dhënë avantazhin emilianëve.

Në pjesën e dytë ishte Orsolini që shënoi golin e qetësisë për të besuarit e Sinisa Mihajloviç, por kjo gjendje u prish në minutën e 88’, kur Izzo rihapi takimin dhe i bëri minutat shtesë vërtetë interesante.

Megjithatë në fund mbeti në fuqi rezultati 2-3, që nxori triumfues trajnerin serb Mihajloviç, pikërisht përballë Torinos, e cila e shkarkoi një sezon më parë për t’i besuar Mazzarrit.

Me këtë fitore, Bologna del përkohësisht nga zona e ftohtë e renditjes, ndërsa Torino humb një mundësi për të barazuar me pikë Romën e vendit të pestë dhe për të hapur shpresat për një vend në zonën Champions.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency