Kategoria Superiore

Starova: Loja më pëlqeu, rezultati jo, duhet të përmirësohemi!

E ngroh loja e skuadrës por jo rezultati. Sulemjan Starova kërkonte ta niste me 3 pikë aventurën e tij në stolin e Laçit, megjithatë “Bobi” në mikrofonin e Supersport, nuk e fshehu faktin se paraqitja e skuadrës ndaj Flamurtarit i pëlqeu.

Ishte ky një start që kishit menduar?

Jam i kënaqur me lojën, jo me rezultatin. Kemi pasur shumë raste, kemi dhënë shpirtin në fushë. Laçi ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Në harkun e dy stërvitjeve me ka dhënë shumë shpresë si ekip.

Situata e skuadrës?

Skuadra ka kushte shumë të mira. Duke qenë që pagesat janë në kohë dhe lojtarët paguhen mirë, kështu lojtarët japin më të mirën.Kur kalon pak mbi mobilizim, rriten përgjegjësitë. Unë e kam për nder që jam këtu dhe kam detyrimin për më të mirën. Skuadra u vendos mirë në fushë, bëri presion. U rikthye traditës, Unë nuk jam trajneri më i mirë se Prenga, në këto momente që unë vij, trajneri mund të ndërrohet. Prenga mendoj për klubin.

Objektivi i Europës?

Mungon Pjeshka, mungon Berisha dhe asnjë skuadër, nuk është e kënaqur me përbërjen. Duan lojtarë më cilësorë, se kërkesat janë të mëdha. Mirë se të vinë lojtarët e tjerë, por kjo është skuadra, dhe me këtë duhet të punojmë për objektivat.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency