Devolli në delir: Jemi skuadër me b***, e dominuam Tiranën!
Bledar Devolli në versionin Diego Simeone. Trajneri i Kastriotit e tepëroi disi me fjalorin në intervistën e tij për Supersport pas suksesit 1-0 ndaj Tiranës, deklarata këto me doza të larta entuziazmi të huazuara nga trajneri i Atleticos së Madridit, Diego Simeone.
3 pikë të rëndësishme përballë një kundërshtari që kishte pasur ecuri pozitive?
Jam i lumtur për djemtë, pasi mundëm një nga skuadrat më në formë të momentit. 3-4 ndeshjet e fundit i ka shtypur kundërshtarit. I morëm masat, presuam lart gjithë ndeshjes, me përjashtim të momenteve të fundit. E dija që do futeshim në panik, por e detyruam Tiranën të luante me topa të gjatë, nuk e kishte bërë ndonjëherë këtë. E treguam që jemi ekip, më fal për shprehjen, me bole.
Ngo u zëvendësua që në 15 minuta, strategji e juaja?
Nuk jemi ekip që e duam ashtu fitoren, apo me zvarritje. Por, funksionoi strategjia jonë, me nisjen e shpejtë të aksioneve edhe me presion. Edhe kështu, 1-0, të shijon fitorja.
Sa e vështirë është të fitosh ndaj skuadrave sipër? A e vështirëson mbijetesën fakti që Kamza u nxor jashtë?
E dinim që ka qenë e vështirë, që kur mora drejtimin. Ne fitojmë në fushë, kundërshtarët në tavolinë, tani është bërë më e vështirë. Ne do bëjmë lojën tonë. Sot, dominuam, Tirana pati vetëm 1 rast. Punojmë me entuziazëm gjithë javës.



