Ajaxi mposhtet nga AZ, PSV-ja shkëputet në +5 pikë!
Ajaxi i Amsterdamit i jep një asist perfekt PSV Eindhovenit në garën për titullin kampion në Eredivisie. Krysuesit e kampionatit holandez përfituan nga humbja minimale e harkëtarëve në fushën AZ Alkmaar duke e thelluar në +5 pikë avantazhin mes tyre. PSV-ja nga ana e saj triumfoi 0-1 në transfertën ndaj VVV-Venlo me një gol të meksikanit Hirving Lozano, pak minuta përpara fundit, ndërkohë që golin e fitores për Alkmaarin ndaj Ajaxit e realizoi Til në minutën e 56-të.



