Merkato

Gelson Martins bind Monacon, francezët duan ta blejnë

Portugezi Gelson Martins ka rigjetur formën e tij më të mirë, që pas transferimit në janar te Monaco në formë huazimi nga Atletico Madridi. 23-vjeçari la Sportingun verën e shkuar, në një transferim i cili është edhe objekt hetimi nga FIFA, por asnjëherë nuk arriti të ishte protagonist në “Wanda Metropolitano”.

Kalimi në Principatë duket se ka rritur besimin te mesfushori i avancuar, i cili me paraqitjet e tij po ndihmon skuadrën e Jardim të dalë nga zona e ftohtë e renditjes. Forma e mirë të portugezit kanë rënë në sy të drejtuesve të klubit, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për ta blerë përfundimisht nga Atletico Madridi. Francezët duhet të bëjnë kujdes nga konkurrenca e Arsenalit, që po ashtu është i gatshëm të plotësojë kërkesat e klubit nga Madridi për kartonin e Martins.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency