Merkato

Arrihet akordi, sulmuesi i Eintrachtit drejt Barcelonës

Barcelona ka djegur konkurrencën dhe ka arritur të bëjë të vetin sulmuesin serb Luka Joviç, i cili është pjesë e Eintrachtit të Frankfurtit.

Lajmi u transmetua gjatë pasdites së sotme nga radioja katalane RAC1, sipas të cilës drejtuesit e Barcelonës kanë takuar menaxherin e futbollistit, Fali, javën e kaluar në Milano.

Gjithashtu mësohet se palët kanë rënë dakord për detajet e transferimit, që pritet t’i kushtojë Barcelonës të paktën 60 milionë euro.

Luka Joviç është një 21-vjeçar serb, i lindur në Bosnjë dhe që prej vitit 2017 luan me skuadrën gjermane, ku në 46 takime, ka shënuar 23 gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency