Nga dashuria për Realin, tek elozhet për Barçën, Pogba ndryshon kurs
Vetëm një ditë më parë Paul Pogba u shpreh publikisht se do t’i pëlqente që një ditë të luante për Realin e Madridit, ndërkohë që vetëm pak orë pas kësaj deklarate, mesfushori i Manchester United duket se bën një ndryshim kursi, teksa lëvdon Barcelonën. Madje, francezi në një intervistë të dhënë flet me shumë superlativa për katalanët.
“Barcelona është ekipi më i mirë. Ka një skuadër që luan një futboll të bukur, argëtohesh teksa e sheh duke luajtur. Ka lojtarë të shkëlqyer, një fenomen si Messi, i cili qëndron, për mendimin tim, mbi të gjithë. Çdo ekip që përballet me ta e ka shumë të vështirë t’u marrë pikë.”
Më pas, mesfushori ka folur edhe për gjendjen e “Djajve të Kuq” si dhe për dyshen Mbappe-Rashford. I pari shok skuadre tek kombëtarja franceze, ndërsa tjetri tek United.
“Kampionati ende nuk ka përfunduar. Me ardhjen e Solskjaer kemi arritur të marrim suksese tepër të rëndësishme, siç ishte dhe kualifikimi për në raundin tjetër të Champions League, ndërsa sa i përket kampionatit objektivi ynë është të arrijmë një nga 4 vendet e para. Sa i përket Mbappesë dhe Rashfordit mund t’ju them se janë të dy lojtarë të rinj shumë të talentuar. Personalisht, ndihen i lumtur që kam mundësi të luaj me të dy, pasi dhe në fushë gjërat janë më të thjeshta.



