Lajme

Southgate në “hall”, Anglia humbet Rashford për dy sfidat e rradhës!

Me kualifikueset e Euro 2020 që marrin jetë, vijnë lajme shqetësuese për trajnerin e “tre luanëve” Gareth Southgate  që mendohet se nuk dotë ketë në dispozicion për sfidën e së premtes ndaj Republikës Çeke sulmuesin e  Manchester United, Marcus Rashford. Sulmuesi 21-vjeçar i grumbulluar për kualfikueset ka munguar në seancën e fundit stërvitore para sfidës, me Rashford që pritet të qëndrojë jashtë në takimin e Wembleyt për shkak të dëmtimit të tij në kyçin e këmbës. Dëmtimi i pësuar në sfidën e 24 shkurtit ndaj Liverpoolit, vijon të shqetësojë yllin e Manchester United. Edhe pse Rashford ka vijuar të japë një kontribut domethënës për United gjatë këtyre javëve impenjimi me klubin e Premier Leagues duket se ka përkeqësuar këmbën e dëmtuar. Për këtë motiv Southgate ka arsye për tu shqetësuar me Rashford që tashmë duket se i shtohet listës së gjatë të infermierësë. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për të mendohet se nuk do të jetë pjesë e 11-shes titullare. Anglia do të nisë aksionin e rradhës në kuadër të Euro 2020 ndaj Malit të Zi sfidë e programuar për tu zhvilluar ditën e hënë por Rashford nuk do të llogaritet si forcë nën urdhrat e trajnerit pa qënë në formë optimale, për të cilën shpresojnë njëherazi edhe Djajtë e Kuq. Ndryshe nga klubi i Premier Leagues përfaqësuesja angleze nuk dëshiron të rriskojë më lojtarët me organikën e pasur që do ti lejojë të gjëjnë zëvendësuesin për sulmuesin anglez. Kujtojmë se Anglia gjysmefinaliste Kupës së Botës është favorite për vendin e parë të grupit A në kuliafikueset e Euro 2020.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency