Lajme

“Ringjallet” Brazili, mposht me përmbysje Çekinë!

Brazili bën autokritikë pas atij barazimi të shëmtuar ndaj Panamasë. Në miqësoren e dytë pas pak ditësh atë ndaj Republikës Çeke, brazilianët triumfuan 1-3 me përmbysje në një ndeshje ku u pa në fushë një Brazil me dy fytyra. Në pjesën e parë Çekia e dominoi Seleçaon dhe gjeti golin me një goditje nga distanca të Pavelkas në minutën e 37-të. Megjithatë në fraksionin e dytë Brazili ishte super duke realizuar tre herë me Firminon dhe Gabriel Jesus që i ardhur në fushë nga stoli shënoi një dygolësh për t’i dhënë fitoren skuadrës së Tites.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency