Futboll

I mbijetoi tragjedisë ajrore, gazetari humb jetën në fushë

Gazetari brazilian Rafael Henzel, tre vite më parë ishte në bordin e avionit charter Avro RJ85 të Shoqërisë LaMia, ku udhëtonte ekipi i Chapoconeses, që u rrëzua pranë qytetit kolumbian Medellin. Në këtë tragjedi humbën jetën 71 persona, ndërsa Henzel ishte mes 6 të mbijetuarve.

Por nga Brazili raportohet se 45-vjeçari ka humbur jetën pas një sulmi në zemër ndërkohë që po luante futboll me shokët e tij në një kalçeto.

Edhe pse është transportuar menjëherë drejt spitalit, Rafael Henzel, për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetojë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency