Juventus-Mandzukic, kontrata e re, formalitet
Në shtëpinë e Juventusit gjithçka është gati për rinovimin e kontratës së Mario Mandzukicit. Sipas medieve italiane, mungon vetëm zyrtarizimi për zgjatjen e kontratës së sulmuesit kroat edhe për një tjetër sezon, deri në vitin 2021. Kontrata aktuale e 33-vjeçarit me bardhezinjtë skadon në qershor të 2020 dhe firma në kontratën e re pritet të vijë gjatë ditëve në vijim. Gjithashtu lojtari do të përfitojë një rritje page nga 5 milionë euro në 5.5 milionë në sezon. Në pritje të rigjetjes së golit, Mandzukic konsolidon “martesën” e tij me “Zonjën e vjetër”.



