Revolucion te Lakers, 4 emra për stolin!
Menjëherë kanë nisur të qarkullojnë zërat se cilët mund të janë kandidatët potencialë për të drejtuar skuadrën kaliforniane. Trajnerët Doc Rivers, Tyronn Lue, Jason Kidd dhe Rick Carlisle janë 4 kandidatët kryesorë për stolin e ekipit nga Los Anxhelosi.
Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja “New York Times”, që mendon se Rivers do të jetë trajneri i ardhshëm i Lakers. Gjithsesi, për emrin e trajnerit do të merret edhe mendimi i LeBron James, që kërkon një trajner me të cilin ka marrëdhënie të mirë.



