Serie A

Icardi dhe Perisic bëjnë paqe, kuptohen me sy “mbyllur” në stërvitje!(Video)

Shenjat e para të paqes mes Mauro Icardit dhe Ivan Perisic janë vënë re qartë që në stërvitjen e kësaj të mërkure. Sinjalin e parë të sheshimit të mosmarrëveshjeve mes sulmuesit argjentinas dhe dy futbollistëve kroatë të Interit, Brozovic dhe Perisic të rikthyer nga grumbullimi me kombëtaren kroate e dha mesfushori në rrjetet sociale me Marcelon që i bëri like në Instagram lajmit të Sky Sport që bënte me dije rikthimin e Mauritos në stërvitje me grupin. Gjithsesi në mungesë të Brozovic i cili këtë të mërkurë u stërvit i diferencuar por nuk rrezikon të mungojë ndaj Lazios, Icardi dhe Perisic në ndeshjen brenda grupit u vendosën në të njëjtën skuadër duke formuar sëbashku repartin e sulmit dhe mesa duket gjithçka shkoi ok siç tregohet edhe në këtë video të publikuar nga klubi zikaltër në Tëitter, ku kombinimet mes tyre kanë sjellë disa gola. Me shumë gjasa Spalletti do ta grumbullojë ish kapitenin për sfidën e së dielës në mbrëmje ndaj Lazios në San Siro, por Icardi do ta nisë nga stoli pasi tashmë titullari në qëndër të sulmit të Interit është Lautaro Martinez dhe Maurito duhet ta fitojë me meritë vendin në formacion.

https://twitter.com/Inter/status/1110966166447681537

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency