Merkato

Monchi kërkon “t’i rrëmbejë” Romës turkun Under

Drejtori Sportiv i Sevillas, Monchi kërkon t’i shkëpusë ish-ekipit të tij, Romës, talentin Cengiz Under. Sulmuesi, pavarësisht se nuk luan që nga gjysma e muajit janar për shkak dëmtimi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e skuadrave të mëdha europiane.

Pas Sevillas, edhe Real Madridi, Arsenali dhe Bayerni kanë shfaqur interes për lojtarin turk dhe gjatë merkatos së verës do të bëjë maksimumin për t’ia marrë futbollistin verdhekuqëve. Under është pjesë e skuadrës së Romës që nga viti 2017, kur u transferua nga Basaksehir për shumën e 13.4 milionë eurove.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency