Bundesliga

Për të ardhmen e Jose Mourinhos dalin në skenë edhe gjigantët e Gjermanisë!

Janë të shumta klubet europiane që po levizin në drejtim të stolit, në kërkim të një trajneri potencial për sezonin e ardhshëm e në këtë mënyrë është i pashmangshëm fakti që kur flitet për klube që kanë projekte ambicioze të dalë në dritë emri i portugezit Jose Mourinho. Muajin e shkuar ishte vetë The Special One që deklaroi se ai ka kritere të larta për impenjimin e rradhës: Ja përse tanimë mediat pasi e asociuan me bindje emrin e tij drejt ligës së parë franceze ku pas PSG nuk përjashtoheshin edhe klubet e tejra të kampionatit francez tashmë e lidhin të ardhmen e Mourinhos me kampinët ne fuqi të Gjermanisë si Bayern Munich. Kështu aludimet mediatike flasin se bavarezët mund t’i drejtohen trajnerit luzitan për t’i besuar drejtimin e klubit pas sezonit zhgënjyes nën drejtimin e Niko Kovac.

Për më tepër mësohet se Bayern Munich prej shumë kohësh është vënë në gjrumet ë portugezit Mourinho  edhe pse më parë nuk ishin krijuar asnjëherë kushtet për ta kontaktuar atë drejt një marrëveshjeje. Tingëllon si një operacion që mund të rezultojë i sukseshëm duke iu referuar fuqisë dhe prestigjit që ka ky klub. Me Mourinhon që mund të vleresojë potencialin që do ti ofronte një post i tillë. I vetmi dyshim që mund të ndalë ish-trajnerin e Portos, Chelseat, Inter, Real Madrid dhe  Manchester United, mund të derivonte nga fakti se ndoshta nuk do të donte të ulej në të njëtin stol ku më parë ka qëndruar rivali i tij i përjetshëm Pep Guardiola. Mbetet për tu parë se si do të evoluojnë ngjarjet, por ajo që duket e pashmangshme është fakti se edhe në rast të fitimit të Bundesligës këtë edicion sërish Niko Kovac nuk do të ulet më në stolin e Bayernit sezonin e ardhshëm. E duke qënë se Hoeness ka deklaruar sëfundmi se këtë herë Bayern do të shpezojë sikurrë më parë në merkato mund të kuptonte faktin se gjermanët do të ishin të gatshëm t’i orfronin një pagë marramendëse teknikut kontrovers Jose Mourinho.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency