Merkato

Sa shumë skuadra për Douglas Costan, largimi nga Juvja i sigurt!

Douglas Costa projektohet gjithnjë e më larg klubit torinez të Juventusit, me lojtarin brazilian që ashtu siç shkruajnë mediat italiane dhe jo vetëm ngjall interesin e disa klubeve prestigjoze, mes të cilëve edhe kampionët e Francës të Paris Saint Germain, Manceshter United dhe City nga Premier League por edhe brenda kufijve të Serisë A është Interi që vlerëson shërbimet e lojtarit. Gjithsesi, kontaktet mes mesfushorit 28-vjeçar dhe klubit të Naser Al Khelaifit mësohet se kanë qenë të intensifikuara kohët e fundit çka hap një pistë të re për destinacionin e tij të rradhës. Drejtuesit klubit parizien janë duke përpiluar tanimë ofertën me të cilën do të dalin së shpejti për të, me kampionët e Francës që duket se qëndrojnë në pole-position për shërbimet e Douglas Costas.  Por duhet thënë se Djajtë e Kuq kanë dhe ata asetet e tyre nën mëngë ende për të luajtur gjatë sesionit veror të merkatos, për të mos harruar Interin me Bepe Marottën që e njeh shumë mirë lojtarin për të cilin Juventusi i pagoi Bayernit shifrën e 46 milionë eurove. Skuadra nga Milano gjithashtu ka nisur të shfaqë hapur interesimin për të, por me prepotencën financaire të gjigandëve të ligës së pare franceze mendohet se Parisi është destiancioni më probabël për brazilianin e “Zonjës së Vjetër”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency