Kategoria Superiore

Skënderbeu sfidon Luftëtarin me ishin Dejvi Bregu!

Dy skuadra në rritje që duket se kanë gjetur më në fund linjën e duhur në këtë vit 2019-të. Luftëtari e Skënderebeu do të sfidohen në Gjirokastër të motivuar ndoshta më shumë se asnjëherë tjetër për t’i marrë maksimumin duelit. Bluzinjtë nën drejtimin e Julian Ahmatajt kanë vendosur “make-up”-in e duhur dhe i ngjasojnë deri diku skuadrës së edicionit të shkuar. Triumfi ndaj Partizanit në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë i ka dhënë një bonus morali, ndërsa bonusin fizik dhe në pikë ja dhuroi përjashtimi i Kamzës dhe “pit-stopi” i kombëtares. Një moment i bekuar, dhe kur të mirave hapi dyert thotë populli, sepse komisioni i Apelit vendosi të falte Albano Aleksin i cili kish plotësuar vetëm 3 nga 4 ndeshjet pezullim që i kish imponuar disiplina. 26-vjeçari pritet të jetë mes titullarëve.

Me ndjesi pozitive do të zbresë në fushë edhe Skënderbeu. Kampionët treguan karakter në Durrës duke ringritur në këmbë një takim thuajse të humbur, ndërsa konfirmimi i çastit pozitiv erdhi në triumfon ndaj Kukësit në Korçë. Objektivi që është ridmensionuar në krahasim me startin e sezonit, pra që nuk është më titulli por vendi i 3-të është në distancën e vetëm një sfide, 3 pikë. Pezullimi i Abazit është një minus po ashtu si gjëndja jo e mirë fizike e Taipit, por ka një lajm pozitiv, Dejvi Bregu mund të debutojë si titullar në këtë vit 2019-të dhe rëndësia e një futbollisti të tillë nuk ka nevojë për shumë rreshta përshkrim. Pritet të jetë një sfidë tejet e veçantë, ku deri më tani në këtë edicion gjithçka është ndarë në ekuilibër nga një fitore për secilën skuadër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency