Lajme

Batanina e nis me goleadë te Llapi, Drita në superformë!

Java e 24-t e IPKO Superligës së Kosovës nisi me fitoret e dy skuadrave udhëtuese, me kampionët në fuqi të Dritës që u konfirmuan si skuadra e momentit në kampionatin kosovar dhe Llapin që shëtiti në Prizren ndaj Lirisë duke marrë një sukses të thellë që e riktheu përkohësisht në vendin e dytë. Liria ishte shumë e vogël për Llapin pasi skuadra nga Podujeva triumfoi 0-4 brenda në Prizren. Rikthim më të mirë për Tahir Batatinën në stolin e skuadrës llapjane nuk mund të kishte. Miqtë zhbllokuan shifrat në minutën e 36-të me sulmuesin Ahmed Januzi, ndërkohë që Liria u mbajt fort deri në minutën e 76-të, pasi në çerekorëshin e fundit të lojës Llapi shënoi edhe 3 herë të tjera fillimisht me Januzin që gjeti golin e dytë personal dhe më pas me Selmanin dhe Namanin. Me këtë fitore të thellë Llapi u ngjit në kuotën e 51 pikëve, 4 më pak se Feronikeli kryesues që luan në fundjavë një transfertë të vështirë ndaj Flamurtarit në kryeqytet. Ka rigjetur qetësinë Drita e Gjilanit pas largimit të Shpëtim Duros. Intelektualët regjistruan fitoren e 6-të me Ardian Nuhiun në stol dhe të 5-ën radhazi duke u konfirmuar si skuadra e momentit. Në transfertën ndaj Ferizaj vendosi gjithçka një gol shumë i bukur i Xhevdet Shabanit në minutën e 91-të, ndërkohë që pjesa e parë ishte mbyllur me avantazhin e Ferizaj me golin e Qëndrim Dautaj në minutën e 26-të. Megjithatë Drita barazoi në të 54-ën me sulmuesin nigerian Kyrian Nëabueze përpara se Shabani me një goditje perfekte t’i jepte tre pikët e rradhës Dritës që gjithsesi i ka pakta shanset për t’u ngjitur më lart se vendi i 4-t në këtë sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency