Kategoria Superiore

Pejiç: Superligës i mungojnë goleadorët, Kukësi penalizohet nga stadiumi

Ish sulmuesi kroat i Kukësit, Pero Pejiç është sot në Shkodër, për të ndjekur nga tribuna e “Loro Boriçit” sfidën mes Kukësit dhe Partizanit. Para ndeshjes, sulmuesi u ndal për mikrofonin e Supersport, ku analizoi situatën te klubi verilindor, por edhe paraqitjen e goleadorëve këtë sezon në Superiore.

Si e sheh Kukësin e këtij viti?
E pashë Kukësin këtë kampionat. Nuk kanë luajtur me një qëndrueshmëri, kanë ulje-ngritje. Ka edhe një problem tjetër, që nuk luajnë në fushën e Kukësit, pasi është e vështirë t’i luash të gjitha ndeshjet jashtë.

Sa i mungon një “Pejiç” këtij Kukësi?
Mendoj se mungon, nuk e di kush është golashënuesi më i mirë. Vetëm Rexhinaldo me 8 gola. Sot i duhet vetëm fitore.

Salihi ka vendosur sot të tërhiqet nga futbolli. Çfarë i duhet ekipeve tona për të gjetur lojtarë si ju të dy?
Shqipëria për mua ka talente dhe hapësira për të gjetur një sulmues të mirë. Unë tani do e lë futbollin, po ashtu edhe Salihi. Tani filloj një karrierë tjetër si trajner. Kam filluar kursin për trajner.

The se duhet një golashënues për të dalë kampion. Telushi i Partizanit ka 6 gola. Pastaj, Latif me 9 gola. Shumë pak për golashënuesin më të mirë. Ti sezonin më të keq e ke pasur me 15 gola…
Po, ky kampionat ka një problem të madh për çdo skuadër. Është diçka e keqe për një klub si Partizanit, që një mesfushor si Telushi të ketë më shumë gola. Ky është kampionati këtë vit, do e shohim në fund kush do e fitojë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency