Kategoria Superiore

Ahmataj vlerëson Skënderbeun, por premton maksimumin për fitore

Julian Ahmataj pret një rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës që Luftëtari luan kundër Skënderbeut. Gjirokastritët i kanë pikët jetike, ndërkohë që tekniku kryeqytetas vlerëson skuadrën korçare.

Si e keni përgatitur ndeshjen me Skënderbeun?
Skënderbeu është ekipi kampion në fuqi, është një skuadër e organizuar mirë. Është një ndeshje që duhet ta luajmë drejt. E vlerësojmë kundërshtarin dhe e kemi përgatitur ndeshjen. Do mundohemi të jemi në maksimumin tonë.

Në skuadër rikthehet këtë herë edhe Aleksi…
Çdo lojtar është i nevojshëm për skuadrën. Aleksi është i rëndësishëm, megjithatë një skuadër të mirë e bën i gjithë grupi dhe jo një individ.

Keni një apel për tifozërinë?
I falënderoj tifozët për mbështetjen që i japin skuadrës dhe për atmosferën që krijohet në qytet ditët para ndeshjes. Diçka është e sigurt, që të gjithë ne do bëjmë maksimumin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency